Ish ministri Ahmetaj kundra rritjes së tarifave dentare: “I pa bazuar në ligj, nuk duhet zbatuar”

Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave dhe njëkohësisht Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, është shprehur publikisht kundra rritjes së tarifave dentare nga Urdhri i Stomatologut.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Ahmetaj është shprehur se çmimet nuk janë vendosur me logjikë karteli dhe sipas tij, kjo nismë është një abuzim ndaj qytetarëve.

“Jo rritjes së tarifave nga stomatologët! Çmimet nuk vendosen me logjikë karteli!Vendimi i Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave të shërbimit, është abuzim me qytetarët.Për më tepër, është i pa bazuar në ligj, ndaj nuk duhet zbatuar!”, shkruan Ahmetaj.

Jo rritjes së tarifave nga stomatologët! Çmimet nuk vendosen me logjikë karteli!Vendimi i Urdhrit të Stomatologut për…

Gepostet von Arben Ahmetaj am Mittwoch, 30. Januar 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto