Depozitat në sistemin bankar rriten, ja sa ka shkuar vlera

Totali i depozitave në sistemin bankar shënoi një rritje vjetore me 2% në fund të muajit korrik. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bankat raportuan mbi 1 trilion lekë depozita.

Totali i kursimeve në korrik shënoi rritje si me muajin qershor 2019, ashtu edhe me korrikun e vitit 2018, përkatësisht me 0,5% dhe 2%.

Në krahasim me muajin korrik të vitit 2018 depozitat janë shtuar me 24 miliardë lekë  në raport me muajin qershor 2019 janë shtuar me 5.6 miliardë lekë.

Siç shihet nga të dhënat rritja erdhi nga depozitat e individëve në valutë. Depozitat në valutë u rritën me 23.7 miliardë lekë në krahasim në vitin 2018. Rritje më të lartë e patën depozitat e individëve pa afat.

Pesha e depozitave në valutë në korrik të vitit 2019 ishte 53.7 % e totalit nga 52,.6 % që ishte një vit më parë në këtë muaj.

Siç shihet politika e deuroizimit nuk dha efekte pasi c shihet depozitat në valutë janë rritur me tej. Banka e Shqipërisë në një analizë të posaçme për këtë qëllim kërkoi nga banka qeveria të merrte masa për përdorimin e valutës në ekonominë reale, pasi masat e saj nuk po japin më efekt.

Bankierët pohojnë se kjo lidhet me ofertën e lartë për valutë në vend dhe faktin që diferenca e ulet e normave të interesit mes lekut dhe valutës, që nuk i nxit depozituesit të konvertojnë kursimet në lekë.

Burimi: Monitor.al

Ju mund të pëlqeni dhe këto