Bankat ndalojnë prodhimin e kartëmonedhave 500 euro, ç’do të ndodhi me ato në qarkullim?

Në fund të këtij muaji, bankat qëndrore do të ndalojnë prodhimin e kartëmonedhave 500 euro.

Megjithatë përjashtim nga ky urdhër do të bëjë banka qëndrore austriake dhe ajo gjermane, të cilat mund ta zgjasin afatin deri në muajin prill. Ndalimi i prodhimit të kësaj kartëmonedhe u vendos në maj 2018 nga Banka Qëndrore Europiane, duke argumentuar se kjo prerje ndihmon aktivitetet kriminale.

Por çfarë do të ndodhë me kartëmonedhat 500 euro që janë në qarkullim?

Plani parashikon se ato do të jenë të vlefshme gjithnjë e mund të këmbehen pranë bankave qendrore të Eurosistemit për një periudhë kohe të pakufizuar. Kartëmonedha mund të përdoret si mjet pagese pa kufizime kohore por duke qenë se nuk do të printohet më është e paevitueshme se do të shkojë drejt tërheqjes së plotë nga tregu gradualisht.

Ka qenë pikërisht Gjermania që kur u krijua euro, avancoi me kërkesën për prodhimin e kartëmonedhës 500 euro që do të zëvendësonte kartëmonedhën e saj të mëparshme 1 mijë marka. Mes vendeve të eurozonës që ka kërkuar nxjerrjen jashtë përdorimit të saj është Franca që ka vetëm 3 për qind të kartëmonedhave qarkulluese.

Vendimi për të ndaluar shtypjen  e kartëmonedhës 500 euro por mbajtja në jetë e saj pa kufizime kohore duket se është një kompromis mes kërkesave gjermane dhe atyre të vendeve të tjera mes të cilave edhe Franca.

Burimi: Ilsole.com

Ju mund të pëlqeni dhe këto