Banka e Shqipërisë hap konkursin për tematikën e kartëmonedhës 10,000 lekëshe

Në zbatim të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë  76/ 2017 “Për miratimin e tematikës që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor, me prerje 10,000 Lekë”, Banka e Shqipërisë organizon konkursin e hapur për realizimin e vizatimeve të tematikës së kësaj kartëmonedhe.

Banka e Shqipërisë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë konkurs.

Tërheqja e informacionit            

  • Afati: 7 maj 2018, ora 16:00
  • Adresa: Banka e Shqipërisë, Zyra e Protokollit, sheshi “Skënderbej”, nr.1, Tiranë.

Paraqitja e vizatimeve

  • Afati: 25 qershor 2018, ora 16:00.
  • Adresa: Banka e Shqipërisë, Zyra e Protokollit, sheshi “Skënderbej”, nr.1, Tiranë.
  • Kushtet:
  • Vizatimet duhet të jenë të vendosura në zarf të mbyllur, ku të jetë shënuar emri dhe adresa e plotë e konkurrentit.
  • Vizatimet brenda zarfit nuk duhet të kenë asnjë të dhënë identifikuese të artistit (të dhënat do të shënohen vetëm mbi zarf).

Shpërblimi

  • Masa e shpërblimit: 390.000 lekë për vizatimet fituese të një kartëmonedhe (të dyja pamjet), pas shpalljes fitues nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.
  • Në këtë shpërblim përfshihen:
  • Taksat e mbajtura në burim sipas legjislacionit përkatës në Republikën e  Shqipërisë;
  • Kushti për transferimin e të drejtave të autorit nga fituesi i vizatimit në favor të Bankës së Shqipërisë;
  • E drejta e bankës për të kërkuar ndryshime në vizatimin e paraqitur.

Përzgjedhja e modelit më të mirë të propozuar, do të bëhet me komision të ngritur sipas procedurave të miratuara nga Banka e Shqipërisë, për këtë qëllim./ Monitor.al/

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto