700 euro nata në hotel për Gjonaj, PD: “Ja pse Rama nuk e shkarkon ministren e Drejtësisë”

Së fundmi, Partia Demokratike ka kërkuar që ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të shkarkohet nga posti i saj pasi u publikuan faturat e hotelit, ku rezultonte se ajo kishte paguar 700 euro nata.

Në një deklaratë për mediat, ish deputetja e PD, Oriola Pampuri, është shprehur se Rama nuk e merr vendimin për ta shkarkuar Gjonaj pasi morali për të vjedhur i bën bashkë.

“Rama nuk ka prioritet të vjedhë popullin e të pasurohet vetë. Gjonaj duhet të ishte shkarkuar sot. Media zbuloi se ministrja ka firmosur faturat e hotelit 700 euro nata. Ky është shpërdorim i taksave të qytetarëve. Në këtë shpërdorim Gjonaj nuk është e vetme, modeli i saj është Rama.

Modeli i saj është dhe Veliaj, që nuk dha llogari ku i gjeti paratë për të jetuar në një shtëpi luksoze dhe që udhëton me një çantë shpine, që kushton sa dy rroga mesatare. Morali për të vjedhur bashkë është arsyeja pse Rama nuk e ka shkarkuar ministren. Rama është grabitësi kryesor i parave publike, bashkë me ministrat e tij”, tha Pampuri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto