E vranë dhe e hodhën në kanal, kush është i riu

Një 23-vjeçar u gjet sot nga policia në një kanal në Fier. Ai është identifikuar si Florian Selimi. trupi i pajetë i këtij të fundit u gjet në një kanal në zonën e njohur si “Kthesa e Hamilit” në Fier, ndërsa ishte goditur me thikë në fyt, plagë që ka rezultuar fatale për të.

Pak më larg u gjet edhe një automjet, me te cilin ai udhëtonte tip ‘Renault’ me targa AA 461 EN, me gomë të hequr dhe kofano të hapur.

Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti që drejtonte i riu ka pësuar defekt, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që mund të ketë pasur mes autorit dhe viktimës. Ende nuk dihen rrethanat apo shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohe që policia e Fierit dhe grupi hetimor ka nisur hetimet.

I riu mësohet se ka qenë një person me precedent krminal.

Ju mund të pëlqeni dhe këto