“E urrej maskën më pengon të marrë frymë, mësuesja më quan djalë i keq”, rrëfimi i nxënësit në klasë të dytë

Si pasojë e koronavirusit, të gjithë nxënësit e kanë të detyrueshme tanimë që të mbajnë maska mbrojtëse në shkolla.

Megjithatë, jo të gjithë e kanë të lehtë të mbajnë një maskë. Një nxënës që ndodhet në klasën e dytë në Durrës ka rrëfyer në ditarin e tij se e urren maskën sepse ajo e pengon të flasi me shokët dhe të marrë frymë.

 “I dashur ditar! Edhe sot shkova në shkollë me maskë. E urrej maskën sepse ajo më pengon, jo vetëm të marr frymë por edhe të flas me shokët e shoqet e klasës. Bile dje më dhembi dhe koka se nuk merrja dot frymë. E ulja nganjëherë në gojë, tinës mësueses se nuk doja të më bërtiste ajo e të më quante “djalë i keq”. I urrej dhe viruset. Mirupafshim nesër”, shkruan nxënësi në ditarin e publikuar nga Ora News.

Ju mund të pëlqeni dhe këto