E trishtë/ Ndërron jetë ish-portieri i njohur i Kombëtares Shqiptare dhe Partizanit

Futbollisti shqiptar sot është në zi, pasi është ndarë nga jeta ish-portieri i Kombëtares Shqiptare dhe njëherazi i Partizanit, Mikel Janku.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare, ndërkohë që në karrierën e tij të gjatë ka punuar edhe si gazetar sportiv. I lindur më 25 tetor 1941, ai ka mbrojtur portën e skuadrës së Partizanit dhe të Kombëtares së Shqipërisë në periudhën 1962-1969 dhe 1964-1967.

Homazhet në nder të tij do të behën tek ish-Internacional, pas Lidhjes së Shkrimtarëve duke filluar nga sot deri nesër në 11.00. Ish-portieri i Kombëtares dhe i skuadrës së Partizanit edhe pse kreu një ndërhyrje para dy muajsh, gjendja e tij nuk u përmirësua pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto