E trishtë/ Koronavirusi i merr jetën mësueses nga Vlora: “Jeta e saj u këput në mes”

Një lajm i trishtë është raportuar sot. Mësuesja nga Vlora, Pëllumbesha Xhiaj, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pas infektimit me koronavirus.

Lajmin e hidhur për ndarjen e saj nga jeta e ka bërë të ditur gazetari Erik Mehmeti. Ky i fundit ka qenë edhe një nga nxënësit e saj në shkollën “Rilindja” në Vlorë.

Mesuesja

“Covid-19 vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe sot një lajm shum i trishtë që në mëngjes për mësuesen time kujdestare në Shkollën Rilindja. Pëllumbesha Xhiaj një mësuese dhe një nënë model, ka  humbur betejen me sëmundjen tinzare te Covidit.

Pavarësisht përpjekjeve te personelit mjekësor,u këput ne mes jeta e mësueses me shpirt te bukur,e cila punoi 40-vjetë në arsim. Pëllumbesha do te kujtohet plot mirësi dhe pozivitet, nga familja, te afërmit, miqtë dhe koleget. Vite më parë humbi dhe bashkëshortin duke i rritur e vetme fëmijët e saj. U prehësh ne paqe mësuese Pëllumbesha”, shkruan gazetari dhe ndan fotot e mëposhtme.

Ju mund të pëlqeni dhe këto