E trishtë, koronavirusi i merr jetën efektivit të policisë shqiptare

Një lajm i trishtë është raportuar në media. Hydajet Nehani, efektiv i policisë kufitare të Shkodrës dhe njëherazi shofer i drejtorit të Policisë së Shkodrës, ka ndërruar jetë.

Ai u dërgua nga familjarët më 1 tetor në Turqi për një kurim më të specializuar shëndetësor, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Hydajet Nehani

Raportohet se gjendja e tij shëndetësore u rëndua shumë ditët e fundit, duke bërë që ai të ndërronte jetë.

Pritet që trupi i policit të vijë në Shqipëri për të kryer ritet mortore. Ai është bërë efektivi i parë nga policia e Shkodrës që ka humbur jetën nga koronavirusi.

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto