E trishtë/ Humb jetën poeti i njohur, reagon mbesa e tij deputete: “Nuk munda dot të të jap të fundit përqafim”

Gazetari dhe poeti i njohur, Apostol Duka, është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur mbesa e tij, deputetja e PDIU, Elena Duka Xhina, e cila shprehet se nuk i dha dot atij përqafimin e fundit.

Postimi i deputetes: 

Xhaxhai im më i dashur, rrënja jonë më e thellë, zgjodhe të largohesh heshtur, në betejën me një sëmundje të pashërueshme e në një kohë kaq të vështirë !

Nuk munda të jap të fundit përqafim e as të përkëdhel thinjat e buta, as të të mbaja dorën, pasi u largove pa bujë, ashtu siç jetove, fisnik, i hijshëm duke na lënë pas dritë nga drita jote, grimca të paharruara nga jeta jote….

Ti je aty, në çdo fletë libri të shkruar, në çdo varg që kullon sot dhimbje nga ikja jote… guri më i çmuar i gjerdanit tonë !

Ju mund të pëlqeni dhe këto