E trishtë/ Humb jetën në moshë të re efektivi i policisë së Tiranës, kolegët: “Do të të kujtojmë me mall”

Një lajm i trishtë është raportuar nga policia Bashkiake e Tiranës. Një efektiv policie ka ndërruar jetë në moshë shumë të re.

Në njoftimin e Policisë Bashkiake bëhet e ditur se polici Besfort Dajçi ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundje të rëndë nga e cila vuante. Ai është përshkruar si një efektiv i respektuar dhe profesional në punë.

“Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve, shokëve dhe kolegëve. Do të kujtojmë gjithmonë Besfort, me mall dhe respekt”, thuhet në njoftimin e policisë bashkiake.

Ju mund të pëlqeni dhe këto