E tmerrshme/ 37 vjeçari qëllon me thi.kë gruan e tij, nëna e 7 fëmijëve mbetet e pajetë në vend

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pahpos të Greqisë, ku një burrë ka qëlluar disa herë me thikë gruan e tij, duke e lënë të pajetë.

Sipas njoftimit të policisë, burri 37 vjeçar është me origjinë siriane dhe gruaja ishte nënë e 7 fëmijëve. Ajo është gjendur e masakruar në shtëpinë e saj.

Një zëdhënës i policisë është shprehur se viktima është gjuajtur me thikë në gjoks, por priten të tjera detaje mbi vdekjen e saj. Mediat greke thonë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 ose 8 të mëngjesit.

Nuk dihet nëse viktima dhe autori janë grindur para tragjedisë. Tre fëmijët jetonin me të ëmën e tyre dhe ishin në shtëpi në kohën e vrasjes.

Po ashtu, burri është duke u hetuar dhe për krime të ndryshme, pasi është akuzuar për dhunë në familje.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto