E rëndë/ U fut për t’u larë në det, humb jetën 70 vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Durrësit, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi ka hyrë në det.

Mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen nr.13, rreth orës 11:20, ku 70 vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Ai është ndjerë keq dhe pushuesit e kanë nxjerrë nga uji dhe e kanë dërguar në spital, mirëpo ai ka humbur jetën rrugës për atje.

Ju mund të pëlqeni dhe këto