E rëndë në Korçë/ I riu tenton t’i rrëmbejë 4 vjeçarin nga duart nënës, detajet rrënqethëse

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në Korçë, ku është tentuar të rrëmbehet me forcë një fëmijë vetëm 4 vjeç.

Mësohet se fëmija është marrë me forcë nga një person, që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Një 18 vjeçar akuzohet për këtë ngjarje.

I riu ka shkuar në lagjen nr. 17 të qytetit dhe i ka marrë me forcë të miturin nga duart e nënës. Për fat të mirë, kanë ndërhyrë banorët e lagjes dhe e kanë kapur 18 vjeçarin.

18 vjeçari ndodhet në komisariat dhe po jep dëshminë lidhur me këtë ngjarje. Ndërkohë që Policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me dinamikën e rastit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto