E rëndë në Kakavijë/ Ambulanca përplas për vdekje një fëmijë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Kakavijë. Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se një ambulancë e cila po transportonte qytetarë të sëmurë ka përplasur një fëmijë.

Më tej bëhet me dije se përplasja për fëmijën ka qenë fatale, pasi ky i fundit ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bularat, ndërkohë që femija është i moshës 14-vjeçare. Deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia.

Ndërkohë situata në Kakavijë vijon e rëndohet, pasi radha e makianve vetëm shtohet. Nuk dihet ende sa do zgjasë kjo situatë, pasi pala greke sot punon me staf të reduktuar për shkak të festës së “Shën Mërisë”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto