E rëndë në Elbasan/ I riu dhunon dhe kërcënon mjekun e urgjencës së qytetit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 29 vjeçar me inicialet K. G ka dhunuar dhe ka kanosur mjekun e urgjencës së këtij qyteti.

Nuk dihen ende shkaqet që e çuan të riun të dhunonte mjekun 55 vjeçar me inicialet Sh. K. Policia ka arrestuar të riun.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  arrestuan në flagrancë shtetasin: K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan,  pasi në urgjencën e spitalit Elbasan,  ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç,  banues në Elbasan.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale”, njofton Policia.

Ju mund të pëlqeni dhe këto