E rëndë/ Mbytet 14 vjeçari dhe burri në lumin Buna, detajet nga tragjedia

Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi. Janë gjetur të mbytur dy persona në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat të Shkodrës.

Raportohet se dy viktimat janë 39 vjeçari Dhurim Arra dhe 14 vjeçari Frenki Pëllumbaj. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditen e djeshme.

Trupat e tyre të pajetë janë nxjerrë sot nga uji me ndihmën e polumbarëve të forcave RENEA. Ende nuk dihet si u mbytën dy viktimat, ndërsa policia po vijon me hetimet.

Ju mund të pëlqeni dhe këto