E rëndë/ Ky është i riu nga Laçi që gjeti vdekjen pas aksidentit fatal mëngjesin e sotëm

I riu që shihni në foto është 22 vjeçari Redon Zefi nga Laçi, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti në aksin rrugor Laç-Patok.

Mësohet se i riu humbi kontrollin e makinës që drejtonte dhe automjeti doli nga rruga, duke i shkaktuar atij plagë fatale që i morën jetën.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Laç-Patok, drejtuesi i mjetit tip “Opel” shtetasi R.Z.,22 vjeç, banues në Laç, Kurbin ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Foto ilustruese
Ju mund të pëlqeni dhe këto