Flower
Flower

E plagosën rëndë për konflikt pronësie, gruaja e viktimës zbardh ngjarjen: “I ranë me dru në kokë”

Një ngarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Skorovot të Kolonjës, ku shtetasi Ilo Mele, 76 vjeç, është plagosur me 9 qepje në kokë.

Shkak është bërë një konflikt pronësie mes dy palëve, ndërsa bashkëshortja e të plagosurit, Veronika Mele, ka treguar për “News 24” se kjo është një ngjarje e përsëritur.

 “Bëhet fjalë për një tokë të marrë me ligjin 7501 e kemi të blerë nga personi që e kishte me certifikatë të hipotekuar dhe ne kemi të njëjtin gjë. Ky problem ka 2 vite që është shfaqur pasi pretendon se e kanë të tyren, kemi 1 vit që e ndjekim me gjykatë. Hera e pare ka qenë në gjykate e kanë goditur me pretendimin se tokën e kanë nga fisi, ne kemi dokument të pastër. E kemi paditur është dënuar me një gjobë 50mijë të reja.

Gjykata e ka lënë për shqyrtim në vend ka dërguar dje ekspertin topograf për të bërë matjet. Eksperti është dëshmitar të dy at e bir e kanë vënë përtoke dhe i biri rreth te 40-ve ka marrë një dru dhe e ka goditur nga mbrapa 8cm ka 9 qepje në kokë.

Ne duam ta ndjekim zyrtarisht këtë gjë por e verteta është që pushteti lokal nuk ka vepruar,sipas ligjit i takonte pushtetit lokal ta ndiqte. Ai nuk ka asnje lloj dokumenti që ai është pronar atje.

Rastin e parë kam qenë vetë prezent policia i shmanget personave në fjale janë rebelë. Ne pretendojme që ata të marrin dënimin e merituar, gjykata të mbajë përgjegjësi duke i dhëne të drejtën atij që i takon. Është një fakt i rëndë duhet të kemi mbështetjen e shtetit”, tha ajo.

Në një njoftim nga policia shtetasit Adem dhe Gjergj Murataj at e bir janë arrestuar në flagrancë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Burimi: Balkanweb

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto