E fundit/ Merret vendimi për Redjan Rrajën, ja ç’vendosi Gjykata për të

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e “arrestit me burg” për Redjan Rrajën, personin që akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Gjykata ka vendosur gjatë seancës që po zhvillohet sot, se ndalimi i Rrajës ka qenë i ligjshëm dhe ka marrë vendimin për arrest me burg për të.

Më herët, Rraja i mohoi këto akuza dhe tha se ai s’kishte lidhje me këtë ngjarje. Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ju mund të pëlqeni dhe këto