E dhimbshme/ I shtruar prej ditësh tek Infektivi, djali 17 vjeç vdes nga koronavirusi

Një lajm i dhimbshëm është raportuar ditën e sotme, pasi ka ndërruar jetë një djalë 17 vjeç nga koronavirusi.

Mësohet se ai prej një jave ndodhej i shtruar tek spitali Infektiv në Tiranë, por nuk dihet nëse ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese.

Për fat të keq, i riu nuk ka arritur dot t’i mbijetojë këtij virusi, duke u bërë kështu një nga personat më të rinj që humb jetën nga koronavirusi në vendin tonë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto