Do mbyllemi që në orën 18:00? Skënder Brataj zbulon detajet

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka deklaruar se Shqipëria nuk mund të ketë lehtësim të masave anti-Covid sepse situata është përkeqësuar shumë.

Në një intervistë për “News 24”, Brataj është pyetur nëse do të ketë kufizim të lëvizjes që në orën 18:00. Brataj ka thënë se ende nuk është marrë një vendim.

“Ka shumë opsione, kur më pyesin, unë marr opsionet e gjithë botës, që nga ulja e orarit, rishikimi i orareve të shkollës, transporti publik. Të gjithë ato faktorë që ndikojnë në përhapjen e virusit. Kush janë ata faktorë më të dëmshëm. Si masa nuk shtohen të reja apo të vjetra.

Kur ka përkeqësim, nuk mund të hiqen masa. Kritike është kjo faza tani deri në pranverë, maj-qershor. Ulen faktorët e përhapjes me diellin e nxehtë, ventilimin. Në këto dy muaj duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Brataj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto