Do ketë më karantinë? Rama jep përgjigjen e prerë, apeli i tij për qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur gjatë një interviste për “Report Tv” se nuk ka në plan të firmosi ndonjë urdhër për mbylljen sërish të qytetarëve në karantinë.

Kreu i qeverisë ka bërë të ditur se qytetarët duhet të kuptojnë se duhet të vazhdojnë me një normalitet të ri dhe ka thënë se nuk ka sens të mbyllemi prapë.

“Kjo nuk është dicka që do të mbarojë kur të dalim nga shtëpia, ne mund të mbyllemi prapë dhe të dalim dhe ajo do të jetë prapë aty, kështu që nuk ka sens të mbyllemi prapë, por të kuptojmë se ky është normaliteti i ri deri kur të dalë vaksina apo virusi të transformohet në diçka tjetër që nuk është po kaq e rrezikshme. Por deri atëherë duhet të pajtohemi me faktin se nuk mund të jetojmë njëlloj sikur kemi jetuar, prandaj duhet të kemi kujdes“, tha ai.

Ju mund të pëlqeni dhe këto