“Do isha i arrestuar sot”, prokurori Ndoja flet për dosjet që u gjendën në makinën e tij

Prokurori Arjan Ndoja ka folur nga spitali për gazeta “Panorama”. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve tek Spitali i Durrësit.

Gjatë fjalës së tij, Ndoja ka mohuar se dosjet që janë gjetur në makinën e tij janë të ndonjë rëndësie të madhe. Ai ka thënë se nëse në automjet do të kishte fashikuj të vjedhur në Prokurorinë e Durrësit dhe dosjen e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi, ai tanimë do të ishte i arrestuar.

“Sa i përket atentatit, nuk mendoj se ka të bëjë me mua si Arian, ndoshta si prokuror po… Unë nuk mund të flas për këto detajet tani, ndaj do të flas në një moment të dytë për të sqaruar gjithçka rreth akuzave ndaj meje. Nëse materialet e gjetura në makinën time do të ishin të një rëndësie të veçantë, që me implikonin mua, sot unë nuk do të isha këtu, pasi do më kishin arrestuar”, tha shkurtimisht Ndoja.

Ju mund të pëlqeni dhe këto