Flower
Flower

Do.gji dy makinat në Elbasan, identifikohet autorit i ngjarjes

Dy automjete janë përfshirë nga flakët në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, të cilat ishin të parkuara para godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit.

Mësohet se automjeti “Volsvagen” në pronësi të Hysen Hasekiut është djegur plotësisht, ndërsa automjeti tip “Skoda” në pronësi të Bledar Hoxhës, është djegur pjesërisht.

Automjetet kanë qenë të parkuara afër me njëra-tjetrën dhe nga verifikimi i kamerave që kanë qenë të instaluara pranë drejtorisë së Policisë, është bërë i mundur identifikimi i autorit, i cili rezulton të jetë person me precedent penal.

Burimi: Balkanweb

Ju mund të pëlqeni dhe këto