Dje.gia e mandateve, Arian Çani: “Opozita ka të drejtë, por edhe maxhoranca”

Gazetari Arian Çani ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Provokacija”, prej nga ku ka dhënë mendimin e tij për djegien e mandateve nga ana e opozitës.

Çani është shprehur se pa futur pjesën morale, edhe opozita ka të drejtën të mos hyjë në zgjedhje dhe Edi Rama ka të drejtën mos të japi dorëheqjen.

“Opozita ka të drejtë që ka lënë mandatet, ka të drejtë që s’do të hyjë në zgjedhje, opozita ka të drejtë që do të bllokojë zgjedhjet. Opozita ka të drejtë të bëjë gjithçka, Muçi. Opozita në vetvete ka të drejtën për të qenë destruktive, dekonstruktive, ndërsa maxhoranca ka po kaq të drejta. Rama ka të drejtë të mos japi dorëheqjen, të fusi policinë e të mos e lëjë opozitën të prishi zgjedhjet, ka të drejtën të marri të gjitha bashkitë. Pra, nëse do ma shtrosh premisën kështu, mendoj se do kemi një lubrifikim marrëdhëniesh, por pa futur pjesën morale, pa futur kush ka të drejtë”, u shpreh Çani.

Ju mund të pëlqeni dhe këto