Ditë e zezë në vend/ Shënohet viktima e 5, humb jetën 61 vjeçari tek Infektivi nga koronavirusi

Vetëm pak më parë është shënuar viktima e dytë nga koronavirusi brenda një dite në Shqipëri. Një pacient 61 vjeçar që ishte shtruar tek Infektivi, ka ndërruar jetë.

Prej kohësh ai ndodhej në terapi intensive dhe ishte vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se viktima ka patur sëmundje bashkëshoqëruese.

 

“Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive. 61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë. 61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”, shkruhet në njohtimin e Ministrisë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto