Deputeti Roshi në gjendje të rëndë për jetën, niset me urgjencë për mjekim drejt Turqisë

Deputeti Enver Roshi është nisur gjatë natës për një mjekim më të specializuar në Turqi për shkak se ka pësuar komplikacione në mushkëri nga infektimi me koronavirus.

Raportohet se Roshi ka pasur probleme në mushkëri prej dy ditësh. Ai ka qenë i shtruar në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Dje, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, zbuloi se deputeti ishte në gjendje të rëndë për jetën.

Ju mund të pëlqeni dhe këto