Del pozitive me koronavirus pacientja, mbyllet pavioni në spitalin e Lezhës dhe karantinohet stafi mjekësor

Një paciente në pavionin e Ortopedisë në spitalin e Lezhës ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit, duke bërë që ky pavion të mbyllet.

Pacientja ishte operuar disa ditë më parë dhe ka pasur temperaturë të lartë, ndaj mjekët dyshuan se ajo mund të ishte e infektuar.

Stafi mjekësor dhe ai sanitar janë vendosur në karantinë dhe u janë marrë tamponët, ndërsa po presin rezultatet për të mësuar nëse janë apo jo të infektuar.

Një denoncim i fortë është bërë publik  dje nga ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili ka publikuar një mesazh të mbërritur në adresë të tij nga një qytetar që tregon se pas konstatimit me koronavirus të 4 rasteve, 3 prej të cilëve staf mjekësor dhe sanitar në repartin e patologjisë, në Lezhë ky i fundit është mbyllur.

Referuar Berishës, qytetari tregon se pacientët e tjerë dhe stafi mjekësor janë trensferuar në pavionin e kirurgjisë ndërsa shton se rrezikohen shumë persona të tjerë pasi asnjërit prej tyre nuk i është bërë testi.

Denoncuesi vijon më tej duke pohuar se, disa prej tyre kanë kërkuar të bëjnë teste por u është komunikuar se pa shfaqur shenja nuk është gjë që bëhet.

Ju mund të pëlqeni dhe këto