Deklarata e fortë e Lulzim Bashës: Do t’i vë minat kullave të Fusha sh.p.k

Kryetari i PD-së Lulzim Basha paralajmëron “Fusha shpk”: “Nuk ka shans të gëzoni frytet e kësaj ndërmarrjeje kriminale. Çdo veprim i Fusha shpk. Dhe çdo entiteti tjetër do të jetë subjekt i ligjit të amenduar antimafia. Do të nisim që ditën e parë të biznesit dhe në bazë të ligjit antimafia do ju sekuestrojmë çdo cm katror dhe qindark euro për çdo shkelje që konstatojmë.

Nëse guxoni ti vini minat Teatrit Kombëtar të jeni të sigurtë që minat do jua vëmë dhe kullave tuaja me ligj.

Ky paralajmërim vjen edhe për një bankë.

I bëj thirrje dhe qytetarëve hapni sytë dhe mos fusni asnjë qindarkë se do të mbetet me gisht në gojë

Akti i kalimit të ligjit është shpallje lufte ndaj pronës publike, kushtetutës. Nëse kryetalebani nuk tërhiqet do i përgjigjemi me luftë totale”

Aktualisht Basha ndodhet në një bashkëbisedim me gazetarët./oranews

Ju mund të pëlqeni dhe këto