Flower
Flower

Degjeneron situata, polici kap prej fyti studentin tek Ekonomiku: “Kush je ti që qëllon një femër…”

Protesta e studentëve ka shkuar deri në dhunë ditën e sotme, pasi raportohet një polic ka qëlluar një student.

Sipas “Panorama”, kjo ngjarje ka ndodhur tek Fakulteti Ekonomik, në të cilin një grup studentësh janë ngujuar në shenjë proteste që prej ditës së djeshme.

Policia dhunon studentin on Vidnews.

 

Mirëpo ngujimi i tyre nuk është lejuar nga policia dhe gjatë debatit, një dëshmitarë në vendngjarje ka raportuar se “një polic ka qëlluar një student, duke e plagosur rëndë”.

Në videon e publikuar më poshtë shihet se 8 patrulla policie kanë parkuar në ambientin e jashtëm të godinës së Fakultetit Ekonomik. Në këto video shihen debatet e studentëve me policinë, të cilët po i nxjerrin me forcë jashtë.

Policia tek Ekonomiku on Vidnews.

“Po na dhunojnë, po na nxjerrin me forcë nga fakulteti”, thotë një student. Ndërsa në një video tjetër, dëgjohet një vajzë studente që i hedh akuza policit: “Kush je ti që shtyn, kush je ti që qëllon një femër more”.

Policia kap per fyti studentin on Vidnews.

Dhune tek Ekonomiku on Vidnews.

Burimi: Panorama.al

Ju mund të pëlqeni dhe këto