Dalin pamjet për herë të parë nga Kavalishenca pas shndërrimit në një karantinë nga koronavirusi

Së fundmi janë publikuar në media disa pamje nga Kavalishenca në Durrës, e cila është kthyer në karantinë për të strehuar personat e prekur nga koronavirusi.

Deri më tani aty janë strehuar vetëm dy persona të prekur nga koronavirusi, që janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sot presidenti Ilir Meta dhe zv. Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ka qenë në një vizitë tek kavalishenca, ndërsa ka thënë se kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet që të strehojë deri në 120 persona.

Njoftimi i plotë i presidencës:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, i shoqëruar nga Këshilltari i Tij për Sigurinë Kombëtare, z.Bahri Shaqiri dhe Zëvendësministri i Mbrojtjes, z.Petro Koçi vizitoi sot paradite Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, të kthyer në një qendër karantinimi për shkak të pandemisë COVID 19.

Presidenti Meta vizitoi ambientet e kësaj qendre dhe u njoh nga personeli ushtarak e shëndetësor me masat e marra për garantimin e të gjitha standardeve të sigurisë shëndetësore të qytetarëve të cilët po trajtohen aktualisht.

“Edhe pse një numër i pakët qytetarësh po trajtohen, kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetesore. Falenderoj  të gjithë personelin ushtarak dhe shëndetësor për gatishmërinë e tyre shembullore”, u shpreh presidenti.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto