Dalin pamjet nga aksioni i policisë në ndjekje të autorëve, kapet 1.6 ton lëndë e ardhur nga Shqipëria

Mediat turke kanë publikuar disa pamje nga aksioni i policisë kundër disa trafikantëve që janë arrestuar me 1.6 ton drogë.

Në videon më poshtë, është bërë e ditur se janë arrestuar 14 persona të përfshirë në këtë operacion. Raportohet se 60 kg heroinë ka qenë pjesë e kësaj sasie të kapur. Pjesa tjetër ishte kanabis dhe kokainë.

Për të kapur këtë sasi lënde narkotike, policia turke ka zhvilluar gjithsej 8 operacione, por ka arritur ta finalizojë së fundmi. Mediat turke bëjnë të ditur se droga ka kaluar tranzit me furgonë nga Shqipëria.

Ju mund të pëlqeni dhe këto