Flower
Flower

Djegia e Notre-Dame, deputeti shqiptar dhuron 1 mijë euro për Katedralen

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, është sensibilizuar nga djegia e Katedrales Notre-Dame në Paris dhe ka vendosur që të dhurojë 1 mijë euro për të.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tahiri shkruan se ndonëse nuk është mirë financiarisht, ai e ka dhuruar këtë shumë monetare pasi Franca i strehoi prindërit në kohën e luftës së Kosovës.

Statusi i Tahirit:

Për Notre Dame nga paga ime!Edhe pse nuk jam me financa ashtu siq kam qenë, duke kujtuar se nuk punojë jashtë Kosovës, derisa dorëzova pasaportat e mia!

Prap, jam i gatshëm sado pak të jap nga vetja ime, si një djalë i një nane dhe djalë i babasë, kur ata ishin në gjendje të rëndë sebashku me vajzën Anduenen dhe djalin Milotin gjatë luftës! Duke mos harruarë kurrë, Franca e dashur, dhe qyteti Amien’s, i strehoi duke ua mundësuar bukën, fjetjen sigurinë dhe gjithçka të mirë që kishin deri në ditët që u kthyen në Kosovën e Lirë.

Si qytetarë i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtarë, e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjëve e të rejave nē Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!

Këto nuk jan shumē, por zemra ime i është mirënjohës kësaj Kosove e shqiptarëve, që ma mundesojnë, ku sot e kam mundesinë sëpaku një mirësi ta bëjë si shejë mirënjohëje për Prindët dhe familjen time dhe shumë familje që u ndihmoi SHTETI FRANCEZ.

Polemikat se ku bën të bëhet mirë apo keq, i di vetëm KRIJUESI YNË ZOTI. Prandaj, kujtojeni ditën e vështirê, ani që sot nuk kemi luftë, mund të kemi prap. Faleminderit FRANCË🤝

Zoti ju bekoftë juve dhe ata që i duan shqiptarët✊🏻💐💐Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto