Çelja e negociatave me BE/ Mogherini sot në Tiranë për rekomandimin e Komisionit Europian

 

Në kuadrin e çeljes së negociatave me BE, Shefja e Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini, pritet të vijë këtë të martë rreth orës 16:30 në Shqipëri për të dorëzuar progres-raportin e Komisionit Europian.

Gjatë vizitës së saj, në Tiranë kryediplomatja e BE-së do të zhvillojë takime me liderët kryesorë të politikës shqiptare.

Progres-raporti pritet të behët publik , nga ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin pasditen e sotme gjatë takimit që, ajo do të ketë me kryeministrin e vendit  Edi Rama.

Kujtojmë që një ditë më parë nga EuObserver , u publikua  një dokument ku tregohej një pjesë e Draft-raportit të Komisioni Europian, sipas së cilës Shqipëria dhe Maqedonia mund të nisin negociatat për anëtarësim në BE.

Sipas , dokumentit të EuObserver Komisioni Europian do të rekomandojë në BE, që negociatat e anëtarësimit të hapen me Shqipërinë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto