Buxheti për vitin 2018! Qeveria një  projekt strategjik  për rritjen e pensioneve   

Këtë vit qeveria shqiptare ka një plan strategjik për rritjen e pensioneve për të moshuarit.

Sipas informacioneve  zyrtare , Këshilli i Ministrave parashikon që për vitin 2018-të  të indeksojë pensionet dhe ti rrisë ato me një vlerë më të madhe se inflacioni.

Bazuar në dokumentin strategjik të qeverisë që është miratuar në vitin 2017  është parashikuar që  pensionet të rriten me 3%, përgjatë 2018-së. Edhe pse , inflacioni është në një masë të lartë 2.1%, qeveria  paralajmëron se do të ketë  një rritje të ardhurash   për pensionistët. Ndërkohë, vendimi pritet të miratohet në muajin korrik, ç’ka do të sjellë një rritje të pensionit për më shumë se 650 mijë pensionistë. Rritja me 3% do të thotë se pensioni minimal ,  400 lekë të reja, ndërkohë që pensionet e tjera do të rriten më shumë.

Referuar të dhënave nga  Instituti i Sigurimeve Shoqërore, kontributet nuk kanë arritur të mblidhen sipas projektplanit të buxhetit paraprak , po, pavarsisht këtij fakti, në gazetën e Ministrisë së Financave , thuhet që rritja e pensioneve do të  rritet më shumë se norma e inflacionit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto