Flower
Flower

Bregu i Lumit/ Banori shfaqet i mbuluar nga gja.ku, dërghet për t’u operuar në spital

Pak më parë, PD publikoi një video ku shihej një banor i moshuar i zonës “Bregu i Lumit”, i cili shfaqej i mbuluar me gjak në fytyrë dhe u pretendua se ai ishte dhunuar nga policia pasi kishte bërë rezistencë që mos t’i prishnin shtëpinë.

Sipas “BW”, personi në fjalë është Uzur Mandri, 76 vjeç, i cili ndodhet në sallën e operacionit. Ndërkaq, në Spitalin e Traumës ndodhen dhe banorët Flora Mandri, Xhabir Boleci, të cilët janë lënduar.

Në këto video, shihet se disa banorë kanë lëshuar tjegulla drejt policëve dhe nuk dihet nëse i moshuari është vrarë nga ndonjë tjegull apo është dhunuar nga policia. Ndërkaq, raportohet se në komisariatin nr.4 të policisë qëndrojnë 6 banorë të tjerë të ndaluar nga policia.

LIVE – Policia ka rrethuar të gjithë zonën të Bregut të Lumit,duke arrestuar të gjithë banorët dhe kanë nisur prishjen e shtëpive.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Dienstag, 9. April 2019

Burimi: BW

Ju mund të pëlqeni dhe këto