“Bluzat e bardha do kenë rritjen më të madhe të rrogave në historinë e tyre”, deklarata e Ramës

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka premtuar se pagat e mjekëve dhe të infermierëve do të pësojnë rritjen më të madhe në historinë e tyre.

MIRËMËNGJES  dhe me këtë të dhënë të thjeshtë, ku shihet se si nga qendrat shëndetësore në zonat më të thella në spitalet në zemër të Tiranës, më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik vetëm 2 vitet e fundit, falë një procesi transparent përzgjedhjeje përmes platformave digjitale, jashtë politikës e tarafeve që e mbajtën peng për çerekshekulli shëndetësinë tonë dhe gjithashtu me lajmin e mirë për ta e kolegët e tyre, se shumë shpejt të gjitha bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre, ju uroj një ditë të mbarë.  #Mjeke.shendetesia.gov.al #infermierepershqiperine.al”, shkruan Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto