Bllokohet kampingu në Jalë me kushte skandaloze!

Një kamping në Jalë është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për kushte higjeno-sanitare jashtë standardeve.

Në kuzhinën ku gatuhej shihet një ambient jo i pastër dhe jo i duhur për t’u ofruar ushqim pushuesve.

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi njoftoi se në kuadër të aksionit kundër informalitetit do të bllokohen hapësirat ku nuk u sigurohen pushuesve as kushtet minimale.

Ju mund të pëlqeni dhe këto