Bllokimi i Gega Oil, administratori-ministres: Po abuzohet…

Paulin Gega, administrator i kompanisë “Gen Klaudis Sha”, (emri tregtar “Gega Oil”) i shpallur në kërkim nga policia, i ka dërguar një letër ministres së Financës Anlia Denaj. Në kërkesën drejtuar Denajt, Gega shkruan se me emrin e tij po abuzohet sa i takon akuzave që rëndojnë ndaj tij dhe kompanisë lidhur me firot në depozitat e benzinës.

LETRA E GEGËS DREJTUAR MINISTRES
Pershendetje Znj.Ministre si jeni ?
Jam shume i habitur qe po abuzohet me emrin tim ne Porto Romano me Genklaudis sha, sikur gjoja ka diferenca te paligjshme !
Ato jane firot ligjore, qe Drejtori i Doganes dhe administrata qe ai drejton i di shume mire.
Firot jane te dokumentuara dhe te pranuara ligjerisht nga dogana !

Te kerkoj me shume insistim dhe dashamiresi, nuk dua asnje favor, por thjesht te komunikohet e verteta tek Drejtoria e Doganave dhe Kryeministri i Shqiperise, te cilet mesa duket jane te keqinformuar mbi situaten!

Kompania Genklaudis sha ka dhe une Paulin Gega kemi qene gjithmone ne krye te kontributit per te ndihmuar doganen dhe shtetin me realizimin e planeve te ndryshme SA HERE na eshte kerkuar! Prandaj sot te lutem, kerkoj perkrahjen tuaj, si dhe ate te strukturave shteterore qe te gjendet e drejta ime.

Kerkoj te vihet ne vend imazhi i kompanise time, per te cilin kam investuar nje jete te tere per ta ndertuar e per ta ngritur ne rang kombetar.
Te pershendes,
Ne pritje te nje reagimi nga ana juaj.

Paulin Gega

Ju mund të pëlqeni dhe këto