Vritet biznesmeni në Himarë dhe plagoset motra e tij, policia kap autorin e krimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orën 08:55 të mëngjesit në Himarë, ku biznesmeni Niko Goro është ekzekutuar me armë zjarri.

Po ashtu, është plagosur lehtë në këmbë motra e tij, shtetësja E. Q, 57 vjeçe. Dyshohet se shkak i vrasjes së 51 vjeçarit është janë bërë konfliktet e pronësisë që Goro ka pasur vitet e fundit.

Pamje nga vendngjarja

Pak më parë, policia ka arrestuar edhe autorin e ngjarjes në zonën e quajtur Livadh. Ndërkaq, policët kanë marrë në pyetje disa persona që kanë qenë dëshmitarë në vendngjarje dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Niko Goro është baba i dy fëmijëve.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto