Bëhuni gati/ I nxehti përvëlues troket këtë fundjavë, ndërsa fillimi i javës vjen me surpriza

Ditët e fundit i gjithë vendi është pushtuar nga temperaturat e larta, të cilat priten të shkojnë në majë gjatë fundjavës.

Sipas meterologëve, kjo fundjavë do të sjelli të nxehtin afrikan në vend.

“Një pjesë e mirë e Europës është përfshirë prej 3-4 ditësh nga i nxehti afrikan. Megjithatë territori shqiptar e ndjen kryesisht të shtunën dhe të dielën. Pjesa më e madhe e Shqipërisë do të shënojë temperatura nga 33 deri në 36 gradë Celsius. Megjithatë në zona specifike si Shkodra, Elbasani, Fieri e Berati por edhe Gjirokastra, pritet të shënojnë deri në 38 gradë Celsius”, është shprehur meterologia në një prononcim për “Tv Klan”.

Por e hëna do të sjellë një tjetër panoramë të motit. Temperaturat do të pësojnë rënie me afro 8 gradë.

“90 % e territorit shqiptar do të preket nga shirat, kjo do të bëjë që edhe temperaturat të bien në mënyrë të ndjeshme. Kjo situatë mbetet prezente deri të mërkurën, ndërkohë që pjesa e dytë e javës që vjen parashikoj të jenë me kryesisht të kthjellëta”, ka vazhduar ajo.

Deri në fund të tij muaji Korrik parashikohet të rezervojë temperatura 3 deri në 4 gradë mbi mesataren shumëvjeçare të tij. Disa herë do të kemi të pranishme edhe reshjet  e shiut, që do të jenë afatshkurtra.

Ju mund të pëlqeni dhe këto