Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë ‘pushtohet’ nga delet/ Foto

Zona në të cilën do të ndërtohet baza ajrore ushtarake e NATO në Kuçovë, ka disa ditë që është pushtuar nga delet.

Rreth 500 dele të zonave përreth kullosin në këtë zonë, pa u shqetësuar, duke qëndruar gjithë ditën në fushën dhe pistën e Aviacionit të Kuçovës.

Gjatë ditës së sotme, edhe pse në Bazën Ajrore Ushtarake të Kucovës ishte ditë pune dhe kishte lëvizje ushtarakësh, sërish zona përreth pistës dhe fushës së Aviacionit ishte shndërruar në kullotë për delet, që ndodheshin kudo, edhe përreth avionëve Mig që ndodhen të parkuar në Bazën Ajrore.

Një bari i zonës, që ishte duke kullotur tufat e deleve jashtë Bazës Ajrore të Kucovës, shprehet se në pistën e aviacionit kullosin bagëtitë ata që kanë njohje me ushtarakët, edhe pse nuk është e lejuar sepse është zonë ushtarake. Ai pohon se brenda në këtë zonë nuk lejohet  të futet askush, aq më tepër bagëtitë.

Burimi: Balkanweb

Ju mund të pëlqeni dhe këto