Bashkia Kukës shpëton nga zjarri Parkun Kombëtar Korab-Koritnik

Prej disa ditësh për shkak të temperaturave të larta në disa zona kanë nisur zjarret.

Një vatër e madhe zjarri ka rënë mbrëmjen e së martës në Njësinë Administrative Zapod të Kukësit. Zjarri u shfaq mbi fshatin Orçikël të livadhet e Zapodit, një nga zonat e mbrojtura të Parkut Kombëtar Korab-Koritnik. Ndërkohë Bashkia e Kukësit ka angazhuar efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe banorët e zonës punuan për disa orë dhe bënë të mundur izolimin e zjarrit. Për shkak të terrenit mjaft të thyer malor, grupet e punës ecën në këmbë për disa orë, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit ishte i vështirë.

Si pasojë e temperaturave të larta ditëve të fundit në territorin e Bashkisë Kukës,ka patur edhe dy raste të tjera të rënies së zjarreve në pyje e kullota. Konkretisht në Njësinë Administrative Surroj. Zjarri ra në një zonë, ku automjeti zjarrfikës nuk mund të ndërhyjë. Ekspertët e Shërbimit Zjarrfikës, edhe pse zona ku kishte rënë zjarrit ishte tepër e vështirë ndërhynë për neutralizimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.

Ju mund të pëlqeni dhe këto