Rrahën keq bashkëshortet e tyre, përfundojnë të arrestuar dy burrat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Fier dhe në Lushnje, ku dy burra kanë ushtruar dhunë fizike ndaj grave të tyre. Si pasojë, ata janë arrestuar nga policia dhe po mbahen në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Fier-Lushnje
Ushtruan dhunë fizike ndaj bashkëshorteve, arrestohen në flagrancë nga policia.
*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M, 43 vjeç, banues në Levan, Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases T.M.

*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: E.D, 36 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases D.D. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”

Ju mund të pëlqeni dhe këto