“Bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë”, Presidenti Thaçi mesazh ngushëllues Ramës për humbjen e të ëmës

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se mamaja e tij, Aneta Rama, ka humbur jetën në moshën 82 vjeçare.

Së fundmi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllimet kryeministrit Rama për humbjen nga jeta të nënës së tij.

“I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes”, shkruan Thaçi në një postim në rrjetet sociale.

Ju mund të pëlqeni dhe këto