Arrestuan tre persona tek Unaza e Re, policia zbulon veprat penale që ata bënë

Ditën e sotme, tre protestues të Unazës së Re janë arrestuar nga policia. Së fundmi, në një njoftim për mediat, policia ka treguar se ata të tre kishin bllokuar rrugën dhe penguan qarkullimin rrugor. Për këtë shkak, janë vendosur në pranga.

Me ndryshimet e Kodit Penal që hynë në fuqi pak ditë më parë, bllokimi i rrugës dënohet me burg.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:

  1. D., 56 vjeç;
    G. Sh., 54 vjeç;
    I. K., 51 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Pasditen e djeshme, këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë janë grumbulluar në vende të kalimit publik duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimit rrugor duke cenuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto