Flower
Flower

Arrestohet ish komandoja shqiptar, përbën rrezik për shoqërinë

Zyra e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ka arrestuar ish komandon e ushtrisë, Erzen Uka, i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan në vitin 2011.

Uka është arrestuar pasi dyshohet se ka prirje radikale dhe ka nxitur urrejtjen për të kryer vepra terroriste dhe policia thotë se ai përbën rrezikshmëri të lartë, ndërsa është mbajtur nën mbikqyrje prej një kohe të gjatë.

29-vjeçari është me origjinë nga Kruja, i divorcuar dhe i proceduar me parë për dhunë në familje. Pas divorcit kujdestarinë e dy fëmijëve e fitoi ish-bashkëshortja, por vendimi i gjykatës nuk u zbatua. Mbi Ukën rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste.

Ju mund të pëlqeni dhe këto