Flower
Flower

Arian Çani: “Sot Rama më i fortë, pse amerikanët s’thanë gjë për përgjimet?”

Gazetari Arian Çani ka folur sot mbi situatën politike në vend. I ftuar në panelin e emisionit “Open”, Çani u shpreh se në momentet që ndodhemi sot opozita nuk ka fuqinë t’i bëjë barrierë pushtetit.

“Pushteti i sotëm ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë. Unë përshembull jam dakort me Lul Bashën, por shoh që nuk ka opozita fuqinë në momentin që flasim t’i bëjë barrierë pushtetit. Deri në këto momente, nuk janë akoma në këtë pikë. Sot Edi Rama është më i fortë”, u shpreh Çani.

Ndërkaq, në studio Eni Vasili ka lexuar ftesën që Presidenti Ilir Meta i ka bërë Kryeministrit Edi Rama për ta takuar nesër në presidencë, një ftesë që kreu i qeverisë e ka mohuar.

“Shumë mirë bën ky Edi Rama që nuk i shkon, ky është i plotfuqishëm, për ça t’i shkojë? Si ka mundësi gjithë këto përgjime të tmerrshme, ku  normalisht duhet të dorëzoheshin qeveritë në vendet në gjithë botën, amerikanët nuk thanë asnjë fjalë. A do ulemi t’i bëjmë pyetjen vetes: Ku e gjen fuqinë Edi Rama? Sot Rama është njeriu që thotë një fjalë tani dhe pas disa orësh del DASH dhe thotë të njëjtën gjë. Si ka mundësi që amerikanët nuk thanë asgjë për përgjimet?”, u shpreh Çani mbi këtë temë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto